وَإِذٗا لَّأٓتَيۡنَٰهُم مِّن لَّدُنَّآ أَجۡرًا عَظِيمٗا
e atëherë, Na, padyshim, do t’u jepnim shpërblim të madh nga ana Jonë.
وَلَهَدَيۡنَٰهُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
dhe me siguri do t’i çonim në rrugë të drejtë.
وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُوْلَـٰٓئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلصِّدِّيقِينَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَٱلصَّـٰلِحِينَۚ وَحَسُنَ أُوْلَـٰٓئِكَ رَفِيقٗا
Kush i bindet Perëndisë dhe Profetit (në dispozitt e urdhëruara), ai do të jetë me ata të cilëve, Perëndia u ka dhënë shumë dhunti: me pejgamberët, me të drejtët, me dëshmorët dhe me njerëzit (tjerë) të mirë! E sa shokë të mrekullueshëm janë këta!
ذَٰلِكَ ٱلۡفَضۡلُ مِنَ ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمٗا
Kjo dhunti është nga Perëndia, e mjafton që Perëndia është dijtës i çdo gjëje.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ خُذُواْ حِذۡرَكُمۡ فَٱنفِرُواْ ثُبَاتٍ أَوِ ٱنفِرُواْ جَمِيعٗا
O besimtarë! Bëhuni syçelë e marrshoni (në luftë), qoftë në grupe-grupe ose të gjithë së bashku!
وَإِنَّ مِنكُمۡ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنۡ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَالَ قَدۡ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيَّ إِذۡ لَمۡ أَكُن مَّعَهُمۡ شَهِيدٗا
Me të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkur në luftë. Nëse ju ndodhë ndonjë fatkeqësi (hipokriti i tillë) thotë: “Vetë Perëndia më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta (në atë ngjarje)”.