۞وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضۡلٗاۖ يَٰجِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُۥ وَٱلطَّيۡرَۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلۡحَدِيدَ
Me të vërtetë, Ne i kemi dhënë Davudit dhunti prej Nesh. (Dhe kemi thënë): “O male! Jehoni në lavdërimin Tim bshkë me te (Davudin)! Po ashtu – edhe ju shpendë dhe Ne ia zbutëm atij hekurin,
أَنِ ٱعۡمَلۡ سَٰبِغَٰتٖ وَقَدِّرۡ فِي ٱلسَّرۡدِۖ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ
(dhe i thamë Ne atij): “Puno ti pancire (këmisha të hekurit) të gjerë! Thurri ato në masa të nevojshme dhe puno vepra të mira. Me të vërtetë, Unë shoh çka punoni ju.
وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ
(Dhe, ia nënshtruam Ne) Sulejmanit – frymën, me të cilën, udhëtimi i paraditës ishte sa i një muaji, e ai i pasditës (po ashtu) sa një muaj; dhe Ne kemi bërë që t’i rrjedhë atij bakri prej burimit (që ecën uji) dhe disa nga xhindët i nënshtroi që të punojnë para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. E, kushdo prej tyre që largohet nga urdhëri Ynë, kemi bër që ai ta shijojë dënimin e zjarrit.
يَعۡمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَٰرِيبَ وَتَمَٰثِيلَ وَجِفَانٖ كَٱلۡجَوَابِ وَقُدُورٖ رَّاسِيَٰتٍۚ ٱعۡمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكۡرٗاۚ وَقَلِيلٞ مِّنۡ عِبَادِيَ ٱلشَّكُورُ
Ata i punonin atij ç’dëshironte: tempuj dhe përmendore, enë të gjera si rezervoar dhe qypa të mëdhenj – të palëvizshëm (për shkak të madhësisë). “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Perëndinë)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues.