فَلَمَّا قَضَيۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَوۡتَ مَا دَلَّهُمۡ عَلَىٰ مَوۡتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلۡأَرۡضِ تَأۡكُلُ مِنسَأَتَهُۥۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلۡجِنُّ أَن لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٱلۡغَيۡبَ مَا لَبِثُواْ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

E, kur Ne atij ia caktuam vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush, për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit (i cili ia brejti shkopin). Dhe, pasi u rrëzua (Sulejmani, iu shkatërrua shkopi), u bë e qartë se xhindët – sikur ta dinin të padukshmen (vdekjen e tij), nuk do të mbetnin në dënimin e poshtëruar.


لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ

Me të vërtetë, banorët e Sabës kanë pasur argument të madh në vendbanimin e tyre: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (E, u kemi thënë): “Hani nga ato që u ka furnizuar Zoti juaj dhe falenderohuni Atij! (Ky) është vis i mrekullueshëm, (e Zoti juaj) është Zot që falë shumë!”


فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ

E, ata u shmangën (prej rrugës së drejtë) dhe Na ua dërguam vërshimën e Aremit, (duke e shkatërruar) pendën, dhe kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me frute të idhëta (lloj drunjësh) – tamariskë dhe pak lotusa (groshëza).



الصفحة التالية
Icon