وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٞ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمۡ عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُكُمۡ وَقَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٞ مُّفۡتَرٗىۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

E, kur ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata thonë: “Ky është vetëm njeri, që dëshiron t’ju pengojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”, dhe ata thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër pos gënjeshtër e trilluar!” Dhe, thonë ata që nuk besojnë të Vërtetën (Kur’anin) pasi ju ka ardhur: “Kjo është vetëm magji e qartë!”


وَمَآ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّن كُتُبٖ يَدۡرُسُونَهَاۖ وَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ قَبۡلَكَ مِن نَّذِيرٖ

Dhe, Ne, nuk u kemi dërguar (banorëve të Mekkes) asnjë libër, për ta mësuar ata, dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para Teje, asnjë paralajmërues.


وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَمَا بَلَغُواْ مِعۡشَارَ مَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ فَكَذَّبُواْ رُسُلِيۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Ata që kanë qenë para tyre, i kanë konsideruar gënjeshtarë (pejgamberët). Ata nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që u kemi dhënë Ne (fuqi dhe jetë të gjatë), e megjithatë, i kanë konsideruar gënjeshtarë pejgamberët e Mi, e çfarë ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)!


۞قُلۡ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثۡنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ لَّكُم بَيۡنَ يَدَيۡ عَذَابٖ شَدِيدٖ

Thuaj (o Muhammed!): “Unë ju këhsilloj vetëm me një gjë: ngrituni sinqerisht për Perëndinë, dy nga dy, ose një nga një e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhammedin) që nuk është i çmendur. Ai për ju është vetëm paralajmërues, para dënimit të rëndë.



الصفحة التالية
Icon