لِيُوَفِّيَهُمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ غَفُورٞ شَكُورٞ
që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues.
وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ هُوَ ٱلۡحَقُّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرُۢ بَصِيرٞ
E, atë që ta kemi shpallur ty prej Librit, është e vërtetë e saktë, duke qenë vërtetues për atë që është shpallur para tij. – Perëndia, me të vërtetë, për robërit e Vet i di të gjitha dhe Ai i sheh të gjitha.
ثُمَّ أَوۡرَثۡنَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَيۡنَا مِنۡ عِبَادِنَاۖ فَمِنۡهُمۡ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ وَمِنۡهُم مُّقۡتَصِدٞ وَمِنۡهُمۡ سَابِقُۢ بِٱلۡخَيۡرَٰتِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ
Pastaj, Ne u kemi dhënë Librin (Kur’anin) robërve Tanë të zgjedhur. Disa prej tyre i kanë bërë dëm vetes (duke bërë mëkate), e disa prej tyre janë në rrugë të mesme, e disa prej tyre shkojnë përpara me të mira, me lejën e Perëndisë. Kjo është dhunti e madhe,
جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ
xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.