إِنَّمَا سُلۡطَٰنُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَوَلَّوۡنَهُۥ وَٱلَّذِينَ هُم بِهِۦ مُشۡرِكُونَ

Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.


وَإِذَا بَدَّلۡنَآ ءَايَةٗ مَّكَانَ ءَايَةٖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مُفۡتَرِۭۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Kur një ajet e zavendësojmë me një ajet tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: “Ti (Muhammed) je vetëm trillues” Jo, por shumica e tyre nuk dinë.


قُلۡ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلۡقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Thuaj; “Atë (Kur’anin) e solli “Ruhul Kudus” - shpirti ishenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët.


وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٞۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيّٞ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيّٞ مُّبِينٌ

Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.



الصفحة التالية
Icon