وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ

Betohem në qiellin dhe yllin e natës.


وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ

E, a e di ti se ç’është ylli i natës?


ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ

Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet).


إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ

Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)!


فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ

Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar:


خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ

është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet),


يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ

i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori,


إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë,


يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

në Ditën kur do të zbulohen sekretet


فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ

kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.



الصفحة التالية
Icon