ﯗ
surah.translation
.
ﰡ
ﭑ
ﰀ
Hâ, Mîm.
ﭓ
ﰁ
Ajin, Sîn, Kâaf.
Kështu të shpallë ty, si dhe atyre para teje, Perëndia i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Atij i përkasin çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë. Ai është i Lartësuar dhe i Madhërueshëm!
Gati që qiejt po shkyhen (prej madhërisë së Tij), njëri mbi tjetrin! E, engjëjt e madhërojnë duke e falenderuar Zotin e tyre dhe ërkojnë falje për ata që janë në Tokë. – (Ja, pra) Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
Ata që marrin, pos Perëndisë – ndihmë, shokë tjerë – Perëndia është mbikëqyrës mbi ta, e ti nuk je kujdestar i tyre.
Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh (ata) për Ditën e tubimit (Kijametit), për të cilën s’ka dyshim. (Atëherë) një grup (do të shkojë) në xhennet, e (grupi) tjetër në xhehennem.
E, sikur të dojë Perëndia, do t’i kishte bërë (të dy grupet) të një besimi, por Ai kë të dojë e shpie në mëshirën e Vet, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës as ndihmës.
Vallë, a mos marrin ata mbrojtës tjetër, pos Atij?! E, Perëndia është i vetmi mbrojtës dhe Ai do t’i ngjallë të vdekurit. (Vetëm) Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Për çfarëdo (çështje) që të polemizoni, vendimi është te Perëndia. Ky është Perëndia, Zoti im. Unë (vetëm) te Ai mbështetem dhe (vetëm) tek Ai kthehem.
Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! Ai prej jush ka krijuar çifte për ju – e krijoi çifte edhe prej shtazëve – që kështu t’ju shumëzojë. Asgjë nuk i shembëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
Tek ai janë çelësat e thesarëve të qiejve dhe të Tokës. Ai i jep furnizim (të gjerë) kujt të dojë, por edhe ia mungon (kujt të dojë). Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Ai ju ka urdhëruar në besim, ashtu siç e ka urdhëruar Nuhun dhe atë që ta shpallëm ty, dh me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Për idhujtarët është (shumë) e rëndë ajo për çka po i thërret ti. Perëndia e zgjedhë për Vete kënd të dojë Ai, dhe e udhëzon (në rrrugën e Tij) atë që i drejtohet me lutje.
E, ata u përçanë, prej egoizmit ne mes tyre – mu atëherë kur u erdhi dijenia. Dhe, sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd, e thënë më parë (për shtyerjen e dënimit) deri në afatin e caktuar, atyre do t’u gjykohej menjëherë. E, ata të cilëve iu la Libri në trashëgim, dyshojnë thellë në të (Libër).
Andaj, ti thirri dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, e mos i ndjek epshet e tyre, dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallë Perëndia, dhe më është urdhëruar që të gjykojë drejt në mes jush; Perëndia është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Veprat tona, janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Në mes nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje. Perëndia do të na tubojë të gjithëve, dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
E, ata që bëjnë polemikë me fenë e Perëndisë, pasi që i janë përgjegjur asaj (polemike), dokumentet e tyre janë të pavlefshme te Zoti i tyre; mbi ta do të bie pezmi (i Perëndisë) dhe për ta ka dënim të ashpër.
Perëndia është Ai që e ka shpallur Librin, të vërtetën e paluhatshme dhe drejtësinë. E, kush të tregon ty, - ndoshta Dita e Kijametit është afër?!
E nxitojnë (Çastin) ata që nuk besojnë në të, e ata që besojnë, druajnë nga ajo dhe dijnë se ajo është plotësisht e vërtetë. E, me të vërtetë, ata që polemizojnë për Ditëne Kijametit, janë në humbje të largët!
Perëndia është i mirë ndaj robërve të Vet; Ai i jep furnizim kujt të dojë, dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Pushtetshëm.
Ai që dëshiron shpërblim në jetën tjetër – Na do t’ia shtojmë atë (shpërblimin) e asaj vepre, e ai që dëshiron shpërblim në këtë jetë, atij do t’i japim (diçka) prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.
Por ata, kanë shokë (udhëheqës të këqinj), të cilët u kanë përcaktuar (atyre) në fé aso dispozite, çfarë nuk ka lejuar Perëndia. Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm (që gjykimi do të shtyhet), ata madje do të ishin gjykuar. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.
(Në Ditën e Kijametit) do t’i shohish zullumqarët se si frikohen për atë që kanë punuar, e (shpërblimi i asaj pune, megjithatë) do t’i godet. E, ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të xhenneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çka të duan; kjo është dhuratë (shumë) e madhe.
Kjo (dhuratë e madhe) është ajo, me të cilën Perëndia i sihariqon robërit e Vet, (ata) që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju (atyre): “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, pos dashurisë ndaj meje – (për farefisin)” – E, kush bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mirënjohës.
Por, ata thonë: “Ai (Muhammedi), ka trilluar gënjeshtra për Perëndinë!” E, Perëndia, nëse don, zemrën tënde e bën të paluhatshme (me durim). Perëndia e shkatërron të pavërtetën (trillimin e bërë) dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai di mirë çka ka në zemrat e tyre.
Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe i falë mëkatet dhe i di të gjitha çka punoni ju;
Ai u përgjigjet (miraton) atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.
Sikur Perëndia t’i furnizonte me sasi të mëdha robërit e Vet, ata do të tërboheshin në Tokë, por Ai u jep në atë masë sa dëshiron Ai, sepse, ai i njeh mirë dhe i sheh robërit e Vet.
Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim.
Dhe, një prej argumenteve të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i (të gjitha) qenieve të gjalla që i ka shpërndarë nëpër to; Ai është i pushtetshëm t’i tubojë ata kur të dojë.
Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.
Dhe, ju nuk mund t’i shmangeni Atij në tokë dhe pos Perëndisë, nuk ka për ju (tjetër) mbrojtës as ndihmës.
Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det.
Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues,
ose i fundosë ato, për shkak të mëkateve që i kanë bërë ata, e falë edhe shumë (mëkate),
e që ta dinë ata, të cilët polemizojnë me argumentet Tona, se nuk kanë ku t’i shmangen dënimit Tonë.
Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, e ajo që është te Perëndia (dhurata), është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin;
për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, dhe të cilët bëjnë namazin e këshillohen reciprokisht në punët e tyre, dhe të cilët ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne,
dhe për ata të cilët kur i godet ndojë zullum (i vazhdueshëm), i rezistojnë (atij).
Dënimi i së keqes është gjegjës me atë të keqe, e kush falë dhe pajton, shpërblimi i tij është te Perëndia. Ai, në të vërtetë, nuk i don zullumqarët.
Ai që reziston (përballon), kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë rruge qortimi ndaj tij,
e, ka rrugë qortimi, vetëm kundër atyre që u bëjnë zullum (shtypje) njerëzve dhe të cilët pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ta ka dënim të dhembshëm.
E, ai që duron dh falë, këto, në të vërtetë, janë virtyte të larta (të rekomanduara).
Atë që Perëndia e shpie në humbje, për të nuk ka mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohish se si zullumqarët, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ekziston ndonjë rrugë për t’u kthyer?”
Dhe, i sheh ata që i ekspozohen zjarrit të përulur nga poshtërimi dhe vjedhin me bisht të syrit. Ata që kanë besuar thonë: “Me të vërtetë, në humbje të madhe janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit”. A, me të vërtetë, zullumqarët janë në dënim të përhershëm!
Ata nuk do të kenë mborjtës, që do t’u ndihmojnë, përveç Perëndisë, e atë që Perëndia e shangë, për te s’ka kurrfarë rruge (shpëtimi).
Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Perëndia nuk do ta ndalë. Atë Ditë, ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund të mohoni.
E, nëse ata kthehen (nuk të dëgjojnë), po Ne nuk të kemi dërguar ty si roje për ta. Detyra jote është vetëm të shpallësh. E, kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai i gëzohet asaj, e nëse e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që e kanë punuar duart e tija, atëherë, me të vërtetë, njeriu është mohues (i dhuntive).
Të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem,
ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm.
Asnjë njeriu nuk i është dhënë të flasë me Perëndinë, pos me anë të Shpalljes, pas perde, ose me dërgimin e Pejgamberit (engjëllit), e me lejen e Tij, të shpallë atë që don Ai (Perëndia). Ai, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Gjithëdijshëm.
Po ashtu, Ne ta kemi dërguar ty Shpalljen. Ti (më parë) nuk ke ditur se çka është Libri as çka është besimi (i plotë), e (Librin – Kur’anin) Ne e bëmë dritë (udhërrëfyes), me të cilin udhëzojmë kënd të dojmë nga robërit Tonë. Ti (o Muhammed), me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë,
(në) rrugën e Perëndisë, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë. Dhe, ja, te Perëndia kthehen të gjitha gjërat!