surah.translation .


O ti i mbuluar!

Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).

Dhe madhëroje Zotin tënd!

Dhe rrobat tua pastroji!

Dhe të keqës së ndyrë largohu!

Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!

Dhe për hir të Zotit tënd duro!

E,kur të fryhet në Sur,

Atëherë ajo është ditë e vështirë.

Për jobesimtarët është jo e lehtë.

Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.

Dhe bëra këtë pasuri të madhe.

E bëra edhe me djem që i ka me vete.

Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.

E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër.

E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!

Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.

Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin).

Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?

Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?

Ai sërish thellohej në mendime.

Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.

Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.

E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.

Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”

E Unë atë do ta hedhë në Sekar!

E, ku e di ti se çka është Sekar?

Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.

Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.

Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.

E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.

Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!

Edhe natën kur tërhiqet!

Edhe agimin kur agon!

S’ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.

Është vërejtje për njerëz!

Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.

Secili njeri është pengë i veprës së vet.

Përveç atyre të djathtëve.

Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,

Përkitazi me kriminelët (e u thonë):

“çka u solli juve në Sekar?”

Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);

Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;

Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.

Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.

Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”

E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,

Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur’ait)?

Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).

Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).

Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).

E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.

Dhe jo! Se ai (Kur’ani) është këshillë e lartë.

E kush do, këshillohet me të.

Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!