surah.translation .


Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!

Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!

Dhe ata që notojnë me shpejtësi!

Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!

Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!

Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.

Që pas saj pason tjetra.

Atë ditë zemrat janë të tronditura.

Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).

Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”

A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”

Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”

Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).

Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.

A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?

Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).

Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.

Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”

Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!

Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.

Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.

Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.

I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.

E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”

Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.

Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.

A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!

Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë.

Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

E pastaj tokën e sheshoi.

Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.

Kurse kodrat ia përforcoi.

Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.

E kur të vijë vala e madhe (kijameti),

Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.

E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.

E për sa u përket atij që ka tepruar.

Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,

Xhehennemi do të jetë vendi i tij.

E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,

Xhenneti është vendi i tij.

Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”

Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë?

Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.

Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.

Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.