ﯿ
surah.translation
.
ﰡ
E kur të çahet qielli.
Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
Dhe kur të përzihen detet.
Dhe kur të trazohen varret.
Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
ﮃﮄ
ﰊ
Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
Ata e dinë se çka punoni.
E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!