ﯘ
surah.translation
.
ﰡ
ﮀ
ﰀ
Hâ, Mîm.
ﮂﮃ
ﰁ
Pasha Librin e qartë,
Na e kemi bërë (këtë libër) Kur’anin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju,
e ai (Kur’ani) është te Ne, në Librin kryesor (Levhi Mahfudh), i lartësuar dhe plotë dijeni.
Vallë, a të tërhiqemi Ne e të mos ju paralajmërojmë, ngase ju jeni popull ngatërrestar?
E, sa pejgamberë u dërguam Ne (popujve) të mëparshëm,
dhe nuk u ka ardhur atyre asnjë pejgamber e që të mos jenë tallur me te!
E, i kemi shkatërruar edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se këta (Mekkasit). Dhe më parë janë përmendur shembuj për popujt e lashtë.
Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotëfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi,
Ai që iu ka bërë Tokën djep dhe u krijoi rrugë në të, për të arritur atje ku synoni.
Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur);
Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni,
t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim –
dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
E, ata i kanë përshkruar Atij pjesë prej robërve të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
Vallë, a ng ato që krijon Ai, të marrë për Vete vajza, e ju t’ju dhorojë djem?
E, kur dikush nga ata sihariqohet me atë që i përshkruan Mëshiruesit – si ai (fëmijë – vajzë), i nxihet fytyra dhe bëhet i dëshpëruar.
Vallë, (Perëndisë i përshkruajnë) atë që rritet në stoli (vajza), e të cilat janë të pafuqishme për polemika?
Ata, engjëjt – të cilët janë robërit e Zotit, i konsiderojnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë prezent gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për këtë shpifje)!
Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë.
Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?!
Jo, por ata thonë: “Na, me të vërtetë, i kemi gjetur etërit tanë në një rrugë – dhe, ne sigurisht udhëzohemi edhe nga gjurmët e tyre”.
Po ashtu, Ne në asnjë vend nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues, para teje – e që pasanikët e korruptuar të mos thonin: “Na i kemi gjetur, me të vërtetë, etërit tanë në një rrugë, dhe me siguri, po ndjekim edhe ne gjurmët e tyre”.
(Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!”
Ne jemi hakmarrë (me dënim të merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qenë përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët).
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju,
pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”,
dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën.
Por Unë këta dhe etërit e tyre, i kam lënë në kënaqësi, përderisa u erdhi e Vërteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qartë (me argumente),
e, tani, kur ju erdhi e Vërteta (Kur’ani), thanë: “Kjo është magji dhe na këtë nuk e besojmë!”
Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës).
Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
Dhe, sikur të mos bëheshin të gjithë njerëzit mohues, Ne do t’i bënim prej argjendtit kulmet e shtëpive të atyre që nuk besojnë në Mëshiruesin, e madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
edhe dyert e shtëpive të tyre edhe kanapet (fotelet) në të cilat mbështeten,
dhe stoli të llojllojshme, se, të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, e jeta tjetër te Zoti yt është për ata që ruhen (kundërshtimit të Perëndisë).
Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij.
Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
Dhe, kur të vijnë te Ne, do të thonë (të mashtruarit): “Ah! sikur të kishte qenë largësia në mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq ke qenë ti!”
Dhe, nuk do t’u bënë dobi juve sot (Ditën e Kijametit), meqë keni bërë zullum, me të vërtetë ju jeni shokë në dënim.
Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojnë të shurdhërit dhe t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që janë në humbje të qartë?
Nëse të largojmë ty (para se ta shohësh dënimin e tyre), Na, me siguri do t’i dënojmë ata,
ose, nëse dëshirojmë të të tregojmë atë çka u premtojmë – atyre, po Ne, me të vërtetë, jemi të Plotëfuqishëm mbi ta.
Andaj, përmbaju asaj ë të është shpallë ty, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
Pyeti pejgamberët Tanë, të cilët i kemi dërguar para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zotëra (tjerë), pos Mëshiruesit të Gjithmbarshëm?!
Na, me të vërtetë, ia kemi dërguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parisë së tij, dhe, ai (u) tha: “Unë jam, me të vërtetë, pejgamber i Zotit të gjithësisë!”
E, kur ai, u solli atyre argumentet Tona, ata filluan t’i përqeshin ato.
Dhe, Ne, nuk u kemi treguar atyre asnjë argument, e që ai të mos jetë më i madh se tjetri, dhe Ne i kemi dënuar ata me ndëshkim, për t’u kthyer (në të drejtë).
Ata i thanë (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar Ai ty; na, me siguri, do të shkojmë rrugës së drejtë (do të besojmë)!”
E, posa i liruam prej vuajtjeve, ata e shkelën premtimin.
Dhe, Faraoni nisi të thërrasë popullin e vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe këto degë të lumit që po rrjedhin pranë meje; a nuk shihni?
E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet?
Sikur t’iu kishin vënë atij bylyzykët e florinjtë, ose sikur të kishin ardhur bashkë me të (pranë) engjëjt?”
Dhe, ai e mashtroi popullin e vet, e iu nënshtruan atij; ata, me të vërtetë, ishin popull ngatërrestar.
E kur Na zemruan, Na i dëbuam ata dhe i fundosëm të gjithë,
dhe i bëmë shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.
Kur u muar si shembull djali i Merjemit (Isai), populli yt (Kurejshit) menjëherë nisën të bërtasin (prej gëzimit)
dhe, thanë: “A janë më të mirë idhujt tanë, apo ai (Isai)? Ata, ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të polemizojnë, sepse, ata janë popull grindavec.
Ai (Isai), është vetëm rob (njeri), të cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bërë shembull për bijtë e Israelit,
e, sikur të duam, Ne në vend të jush do të bënim engjëj, që do t’ju trashëgonin në Tokë.
Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë!
Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai, me të vërtetë, është armiku juaj i hapët.
E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”
Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme!
A mos ata presin që t’u vie (diçka tjetër), pos Çastit, papritms, e ata të mos e ndjejnë atë.
Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos atyre që i janë druajtur Perëndisë:
“O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni;
ata që kanë besuar dokumentet Tona dhe kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Nesh –
(u thuhet): hyni në xhennet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja”.
Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë.
Ja, ky është xhenneti që u është dhënë në trashëgim për atë që keni punuar,
në të, do të keni pemë të shumëllojshme, disa prej të cilave do t’i hani”.
E, mohuesit, me të vërtetë, do të qëndrojnë përherë në dënimin e xhehennemit,
ai (dënimi) nuk do t’u lehtësohet atyre kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë (duke u vënë në heshtje).
Ne, atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata kanë qenë të padrejtë (dhe zullumqarë të vetvetes).
Ata (atëherë) do të thërrasin: “O Malik (engjëlli i mbikëqyrjes së zjarrit)! Le të na gjykojë Zoti yt me shkatërrim (vdekje)!” E ai do të thotë: “Ju, do të qëndroni përherë aty!”
Na ju kemi sjellë të Vërtetën (Shpalljen), por shumica prej jush, e urren të Vërtetën.
Nëse ata (mohuesit) kurdisin kurtha, edhe Ne do t’u vëmë kurtha (në dënim).
Vallë, a mendojnë ata se Ne nuk dëgjojmë çka flasin ata tinëzisht dhe haptas në mes tyre? Përkundrazi, Na dëgjojmë, e të dërguarit Tanë (engjëjt), që janë pranë tyre, shënojnë.
Thuaju (atyre o Muhammed): “Sikur Bamirësi i Gjithmbarshëm të kishte fëmijë, unë i pari do ta adhuroja!
Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Arshit! Nga ajo çka i përshkruajnë Atij!
Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit).
Dhe Ai është Zot në qiell dhe Zot në Tokë. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm!
Dhe, qoftë i lartësuar Ai, të cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre. Vetëm tek Ai është dijania mbi Çastin dhe tek Ai do të ktheheni!
Ata që adhurojnë tjetër (zot), pos Perëndisë, - nuk do të mund të angazhohen për kënd, munden vetëm ata që e pranojën të Vërtetën, dhe ata këtë e dinë (që është vetëm një Zot).
E, nëse i pyet ata kush i ka krijuar, ata me siguri do të thonë: “Perëndia!” E, nga po ia mbajnë atëherë?
E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson.
(O Muhammed!) largohu prej tyre dhe thuaju: “Selam!” (Lamtumirë), e ata së shpejti do ta dinë (gjendjen)!