surah.translation .


Perëndinë e falenderon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Pushteti i Tij është në qiej dhe në Tokë; jeta dhe vdekja janë vepër e Tij, dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.

Ai është i Pari dhe i Mbrami, edhe i Dukshmi edhe i Padukshmi, dhe Ai është i dijshëm për çdo gjë!

Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe pastaj mbisundoi Arshin (Gjithësinë); Ai di se çka hyn në Tokë dhe çka del prej saj, çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet kah ai. Ai është me ju (u sheh) kudo që gjendeni, dhe çkado që punoni, Perëndia i sheh (të gjitha) çka punoni.

Pushteti i Tij ësht ënë qiej dhe në Tokë, dhe te Perndia do të kthehen të gjitha!

Ai e shtie natën në ditë dhe ditën në natë, dhe ai e di mendimin e çdokujt!

Besoni Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato çka Ai ju ka lënë në dispozicion juve, se ata që kanë besuar nga ju dhe kanë shpenzuar (për të mirë), për ta ka shpërblim të madh!

Çka keni që nuk besoni në Perëndinë? E i Dërguari i Tij ju fton që ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marrë obligimin – nëse dëshroni të jeni besimtarë.

Ai, robit të Vet i ka zbritur fakte të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë – e Perëndia ndaj jush, me të vërtetë, është i mirë dhe i mëshirshëm.

Dhe, ç’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Perëndisë, pasi që qiejt dhe Toka i mbetën trashëgim Perëndisë? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Perëndia të gjithëve u premton dhuntinë. – Perëndia di mirë atë që punoni ju.

Kush do t’i jap vullnetarisht Perëndisë hua – të mirë – që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish, e madje, për të ka shpërblim fisnik.

në Ditën që do të shohish besimtarët dhe besimtaret, që para tyre dhe në të djahtë ecë dritë e tyre (e ju thuhet): “Gëzim (ka) sot për ju: kopshtet e xhennetit nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, në të cilët do të banoni përgjithmonë. Ky është sukses i madh!

Në Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t’u flasin besimtarëve: “Pritna neve, që të shpërblehemi me dritën tuaj!” – u përgjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre do të vendose barriera (pengesa) që ka derë; brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka vuajtje.

A nuk kemi qenë me ju? – thërrasin ata. – “Po” – përgjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe dëshirat e kota ju kanë mashtruar, përderisa ka arritur urdhëri i Perëndisë, e djalli u ka mashtruar ndaj Perëndisë!

Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”

A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Perëndia dhe e Vërteta (Kur’ani) që është reveluar (shpallur), dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), dhe shumë prej tyre janë mëkatarë.

Dijeni, se Perëndia, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju!

At dhe ato që japin lëmoshë dhe vullnetarisht i japin hua Perëndisë, do t’u kthehet shumëfish dhe për ta ka shpërblim fisnik.

Ata që besojnë Perëndinë dhe profetët e Tij, ata janë njerëz të drejtë dhe dëshmitarë te Zoti i tyre dhe do të shpërblehen dhe do të kenë dritë. Kurse, ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të zjarrit!

Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar.

Bëni gara që te Perëndia i juaj të meritoni amnestinë parajsën e gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Perëndisë dhe profetëve të Tij. Ajo është dhurata e Perëndisë që ia jep Ai kujt të dojë; e Perëndia është pronar i dhuntisë së madhe!

S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, - kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë!

Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit,

ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm.

Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm.

Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë.

Pastaj pas gjurmëve të tyre – ju kemi dërguar profetët Tonë, dhe pastaj kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemës, të cilit ia dhamë Inxhilin, kurse në zemrat e ithtarëve të tij kemi mbjellë (frymëzuar) butësi dhe mëshirë, ndërsa, ata vetë e kanë trilluar jetën (lutëse – të tërhequr prej shoqërisë dhe jetës normale), për të arritur kënaqësinë e Perëndisë. Ne nuk i kemi obliguar ata për këtë, por ata nuk u kujdesën për atë si duhet. Ata të cilët kanë besuar si duhet – i shpërblejmë, e shumë prej tyre janë ngatërrestarë.

O ju besimtarë, - ruajuni Perëndisë dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhurojë mëshirë të dyfishtë, dhe do t’u japë dritë me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë (gabimet); Perëndia është falës dhe mëshirues –

dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata, kurrfarë dhuntie të Perëndisë nuk do të fitojnë (marrin), pasi që dhuntia është vetëm në dorën e Perëndisë – Ai ia dhuron kujt të dojë. E Perëndia është pronar i mirësisë së madhe.