ﯤ
ترجمة معاني سورة الرحمن
باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية
.
من تأليف:
حسن ناهي
.
ﰡ
ﭷ
ﰀ
I Gjithëmëshirshmi
ﭹﭺ
ﰁ
ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
ﭼﭽ
ﰂ
ka krijuar njeriun
ﭿﮀ
ﰃ
dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.
Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
që ju të mos e shkelni atë.
Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,
ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![347]
____________________
[347] Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.

Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[348]
____________________
[348] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.
____________________
[348] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ai i ka lëshuar dy dete[349] që të takohen,
____________________
[349] Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.
____________________
[349] Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.
por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[350]
____________________
[350] Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre.
____________________
[350] Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
ﭳﭴ
ﰯ
(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ata[351] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.
____________________
[351] Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte.
____________________
[351] Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
ﯬ
ﰿ
Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[352] as njerëz, as xhinde.
____________________
[352] Banorëve të dy kopshteve më të ulëta.
____________________
[352] Banorëve të dy kopshteve më të ulëta.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!