ترجمة معاني سورة الطارق باللغة الألبانية من كتاب Albanian - Albanian translation .


Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!

E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?

Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).

Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.

Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?

Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,

E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.

E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.

Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.

E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.

Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.

Edhe kohën që qahet për bimë.

Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.

Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!

Ata vërtetë bëjnë kurtha.

Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!

E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.