۞ وَإِذۡ نَتَقۡنَا ٱلۡجَبَلَ فَوۡقَهُمۡ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةࣱ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُۥ وَاقِعُۢ بِهِمۡ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةࣲ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ١٧١
Al-A'raf 7:171
سورة الأعراف
Meccan
Verse: 171/206
Page 173
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë[110] që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet.”
[110] Tabelat e Teuratit. -
Albanian - Albanian translation
Përkujto kur ngritën kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç’keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
(Kujtoje) kur Na, ngritëm malin mbi ta, - që dukej si hije (ré), - e ata besonin se do të binte mbi ta. (Na u thamë atyre): “Merreni vendosmërisht atë që ua dhamë, dhe ta keni ndërmend atë që është në të (në tabelat e Teuratit), për t’u ruajtur nga të këqiat. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Përkujto kur ngritën kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç’keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
Al-A'raf 7:171
Loading the recitation…
0:00