إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحࣰا فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦٢
Al-Baqarah 2:62
سورة البقرة
Medinan
Verse: 62/286
Page 10
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët[20] - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit), dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
[20] Një sekt i përzier judeo-kristian. -
Albanian - Albanian translation
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Ata që kanë besuar (me gojë) madje edhe Hebrenjtë, të krishterët dhe Sabi’inët – kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka kurrëfarë droje, e as mërzie! -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët, kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Sigurisht, ata që kanë besuar (muslimanët), hebrenjtë, të krishterët dhe sabianët - të gjithë ata që besuan Allahun e Ditën e Gjykimit dhe bënë vepra të mira - e kanë shpërblimin te Zoti i tyre dhe për ta nuk do të ketë frikë e as që do të brengosen.*
*Këtu bëhet fjalë për ata hebrenj, të krishterë dhe sabianë të cilët u kishin besuar në mënyrë të denjë pejgamberëve të tyre, para ardhjes së të dërguarit Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Ndërkaq, pas ardhjes së pejgamberit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, të gjithë duhet ta ndjekin atë.
Al-Baqarah 2:62
Loading the recitation…
0:00