وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةࣰ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنࣰا كَبِيرࣰا ٦٠
Al-Isra 17:60
سورة الإسراء
Meccan
Verse: 60/111
Page 288
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”![176] Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran[177]. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.
[176] Fjalë për fjalë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit.”
[177] Bëhet fjalë për vizionet që pati Profeti Muhamed (a.s.) gjatë udhëtimit për të cilin bën fjalë vargu i parë i kësaj sureje. Rrëfimi për këtë udhëtim shkaktoi shumë të qeshura te jobesimtarët mekas. Po ashtu, jobesimtarët mekas qeshnin edhe me pemën e mallkuar të zekum-it, që Allahu e përmend shpesh në Kuran, si pemë, frutat e neveritshme të së cilës do të jenë ushqim për të dënuarit në zjarrin e Xhehenemit. Mekasit thoshin se si kishte mundësi, që në mes të një zjarri, që shkrin gurët dhe metalet, të rritet një pemë dhe me fodullëk e mohonin Fjalën dhe fuqinë e pakufishme të Allahut për të bërë gjithçka. -
Albanian - Albanian translation
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bej sexhde atij që e krijove nga balta?” -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
(Kujtoje ti) kur të kemi thënë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka kapluar njerëzit (me dije dhe fuqi)!” E, ëndërrën që ta kemi treguar ty, e kemi bërë vetëm sprovë për njerëzit si dhe drurin e mallkuar (të përmendur) në Kur’an. Dhe Na, i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre gufimin e mohimit të madh. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bej sexhde atij që e krijove nga balta?”
Al-Isra 17:60
Loading the recitation…
0:00