وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذۡ نَادَيۡنَا وَلَٰكِن رَّحۡمَةࣰ مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوۡمࣰا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرࣲ مِّن قَبۡلِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٤٦
Al-Qasas 28:46
سورة القصص
Meccan
Verse: 46/88
Page 391
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ti nuk ke qenë as pranë Turit, kur Ne thirrëm Musain. Por ti je dërguar si mëshirë nga Zoti yt për të paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u kishte ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, që ata të mund të marrin këshilla -
Albanian - Albanian translation
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Dhe, ti nuk ke qenë pranë Turit, kur Na e kemi thirrë (Musain), por (të kemi dërguar ty) nga mëshira e Zotit tënd për t’i paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, për t’u këshilluar ata, -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
Al-Qasas 28:46
Loading the recitation…
0:00