وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡبَحۡرَانِ هَٰذَا عَذۡبࣱ فُرَاتࣱ سَآئِغࣱ شَرَابُهُۥ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجࣱۖ وَمِن كُلࣲّ تَأۡكُلُونَ لَحۡمࣰا طَرِيࣰّا وَتَسۡتَخۡرِجُونَ حِلۡيَةࣰ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٢
Fatir 35:12
سورة فاطر
Meccan
Verse: 12/45
Page 436
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël e i këndshëm dhe uji i pihet me shije, kurse tjetri është i njelmët dhe i hidhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej të dyve dhe prej tyre nxirrni stolitë që mbani. Shikoni anijet si çajnë ujin, ndërsa ju lundroni me to për të kërkuar nga dhuntitë e Tij. Ndoshta ju bëheni falënderues. -
Albanian - Albanian translation
E nuk janë të njejtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmët djeg. E prej secili ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i bani; e, i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju falënderoni. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
As dy detet nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël dhe i këndshëm, e që uji i pihet lehtë, e tjetri është i njelmët dhe i idhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej njërit dhe tjetrit dhe prej tyre nxirrni stoli që i mbani; dhe ti i sheh anijet se nëpër të çajnë ujin, për të kërkur nga dhuntitë e Tij, e që të bëheni falenderues. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E nuk janë të njejtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmët djeg. E prej secili ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i bani; e, i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju falënderoni.
Fatir 35:12
Loading the recitation…
0:00