إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعࣰاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقًّاۚ إِنَّهُۥ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ شَرَابࣱ مِّنۡ حَمِيمࣲ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ ٤
Yunus 10:4
سورة يونس
Meccan
Verse: 4/109
Page 208
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e zë fill krijimin e pastaj e përsërit atë, që t’i shpërblejë me të drejtë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Sa i përket atyre që nuk besojnë, ata do të kenë pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar. -
Albanian - Albanian translation
kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërteë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonnin. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Tek Ai do të ktheheni të gjithë ju. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë. Ai krijon prej fillimit (prej kurrgjëje), e pastaj e kthen atë në jetën e përhershme, që t’i shpërblejë me të drejtë – ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. E, për ata që nuk besojnë, ka pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërteë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonnin.
Yunus 10:4
Loading the recitation…
0:00