ﰀ
                    surah.translation
            .
            
    
                                    من تأليف: 
                                            حسن ناهي
                                                            .
                                                
            ﰡ
                                                                                                                
                                    ﯖﯗ
                                    ﰀ
                                                                        
                    Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
                                                                        që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
                                                                        ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
                                                                        A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
                                                                        
                                                                                                                
                                    ﭑﭒ
                                    ﰄ
                                                                        
                    në një Ditë të madhe,
                                                                        Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
                                                                        Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
                                                                        E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!
                                                                        
                                                                                                                
                                    ﭦﭧ
                                    ﰈ
                                                                        
                    Është një libër i shkruar!
                                                                        Mjerë mohuesit atë ditë,
                                                                        të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
                                                                        Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
                                                                        e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
                                                                        Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
                                                                        Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
                                                                        pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
                                                                        e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
                                                                        Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
                                                                        E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?
                                                                        
                                                                                                                
                                    ﮭﮮ
                                    ﰓ
                                                                        
                    Është një libër i shkruar!
                                                                        
                                                                                                                
                                    ﮰﮱ
                                    ﰔ
                                                                        
                    Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
                                                                        Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
                                                                        duke shikuar nga divanet.
                                                                        Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
                                                                        Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
                                                                        fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
                                                                        Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
                                                                        nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
                                                                        Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
                                                                        duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
                                                                        Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
                                                                        dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
                                                                        ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
                                                                        Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,
                                                                        e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.
                                                                        A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!