ﰃ
ترجمة معاني سورة الطارق
باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية
.
من تأليف:
حسن ناهي
.
ﰡ
ﭑﭒ
ﰀ
Për qiellin dhe për vizitorin e natës!
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?
ﭙﭚ
ﰂ
Ai është ylli që shpon terrin.
Për çdo njeri ka mbikëqyrës.
Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:
është krijuar prej një lëngu që hidhet
e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë
ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,
kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
Për qiellin që kthehet pareshtur[401]
____________________
[401] Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim.
____________________
[401] Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim.
dhe për Tokën që plasaritet,[402]
____________________
[402] Pra, plasaritet për të mbirë bimët.
____________________
[402] Pra, plasaritet për të mbirë bimët.
që kjo është një Fjalë ndarëse,[403]
____________________
[403] Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.
____________________
[403] Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.
dhe nuk është aspak shaka!
Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
ﮗﮘ
ﰏ
por dhe Unë ua pres me kurth.
Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.