ﯞ
surah.translation
.
ﰡ
O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
Ata që ulin zërat e tyre paranë të dërguarit të All-llahut. All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. sikur ai t’ju dëgjonte juve në shu,ë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëmdhe i urtë.
Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (na Zoti).
O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”.
Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
Thuaj: “A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send”.
Ata të shprehin ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”.
S’ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.