ﯽ
surah.translation
.
من تأليف:
حسن ناهي
.
ﰡ
ﭑﭒ
ﰀ
Ai[393] u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
____________________
[393] Muhamedi (a.s.).
____________________
[393] Muhamedi (a.s.).
kur i erdhi pranë i verbri.
E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet)
ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!
Sa për atë që është i pasur,
ti atij po i kushton vëmendje,
megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.
Sa për atë që të vjen duke nxituar
ﭴﭵ
ﰈ
dhe ndien frikë (nga Allahu),
ti atij nuk po ia vë veshin.
Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
pra, kush të dojë, le të marrë këshillë!
Ai ndodhet në Faqe të nderuara,[394]
____________________
[394] Në Leuhi Mahfûdh.
____________________
[394] Në Leuhi Mahfûdh.
ﮇﮈ
ﰍ
të lartësuara, të pastra,
ﮊﮋ
ﰎ
në duart e shkruesve (engjëj)
ﮍﮎ
ﰏ
të ndershëm dhe të drejtë.
Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai!
Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë?
Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta.
Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes)
e pastaj e vdes dhe i cakton një varr,
dhe, kur të dojë, Ai e ringjall.
E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!
Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:
Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,
pastaj e çajmë tokën në thellësi
dhe nxjerrim prej saj drithërat,
ﯦﯧ
ﰛ
rrushin e perimet,
ﯩﯪ
ﰜ
ullirin e palmat,
ﯬﯭ
ﰝ
kopshtet e dendura,
ﯯﯰ
ﰞ
pemët dhe gjithë barërat,
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
Por, kur të vijë Ushtima,
atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai,
ﰀﰁ
ﰢ
nga e ëma dhe nga i ati,
ﰃﰄ
ﰣ
nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.
Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.
Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore,
ﰑﰒ
ﰦ
të qeshura e të gëzuara.
Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura,
ﭑﭒ
ﰨ
që do t’i mbulojë errësira.
Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.