سورة المزمل

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

ترجمة معاني سورة المزّمّل باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

آية رقم 1


O ti i mbështjellur (Muhammed)!
آية رقم 2

Zgjoju (lutju) Perëndisë natën, pos të paktën; -
آية رقم 5

Ne, me të vërtetë, do të dërgojmë ty fjalë të rënda –
آية رقم 6

sepse, zgjuarja natën, me të vërtetë, vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta,
آية رقم 11

e lermëni Mua (t’i qeroj hesapet) me ata që të konsiderojnë (ty) për gënjeshtar, të cilët jetojnë në luks dhe jepju pak afat atyre:

Ne, juve, me të vërtetë, ju kemi dërguar një Profet dëshmitar kundër jush, ashtu siç ia kemi pas dërguar një profet Faraonit,
آية رقم 16

por Faraoni e ka kundërshtuar Profetin, andaj e kemi dënuar atë me dënim të rëndë.
آية رقم 17

Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjët (prej tmerrit të madh)?!
آية رقم 18

Atë ditë, qielli do të çahet (nga tmerri), e premtimi i Zotit do të jetë i plotësuar.

Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur atë, andaj ju ka bërë lehtësi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di që ndokush nga ju do të jetë i sëmurë, kurse disa të tjerë udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar dhuntitë e Perëndisë (për jetesë), dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Perëndisë – prandaj, lexoni ju sa keni mundëis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe për hir të Perëndisë jepnihua, sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Perëndia më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh. Kërkoni falje te Perëndia, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.
تقدم القراءة