surah.translation .


Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,

dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),

dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),

mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,

dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,

(mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij

dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!

E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,

pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.

Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,

e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh.

Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!

Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);

Ai është falës dhe plot dashuri,

Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,

Ai punon çka të dojë.

A ka arritur te ti lajmi për ushtritë

e Faraonit dhe Themudit?

Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,

e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,

ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,

i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).