ﯲ
surah.translation
.
ﰡ
ﮯ
ﰀ
Çasti i të vërtetës!
ﮱﯓ
ﰁ
Çka është Çasti i të vërtetës?
Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?
Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,
e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,
e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,
të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,
e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?
E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha
dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër.
Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije,
për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm),
e kur të fryejë njëherë buria,
e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)
atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit,
dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm,
dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd.
Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar:
atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim;
unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari.
E, ai është në një jetë të këndshme,
në një kopsht të mrekullueshëm,
ﮱﯓ
ﰖ
frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve).
(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”
Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im,
dhe mos të kisha ditur për llogarinë time,
Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)!
Pasuria ime nuk më solli dobi,
dhe falimentoi fuqia ime!
ﯼﯽ
ﰝ
(e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga,
pastaj në skëterrë fërgoni,
e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh,
sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm,
dhe nuk ka nxitur të ushqejë të varfërit e shkretë.
Prandaj, ai, sot këtu, nuk ka mik të dashur,
as ushim tjetër, përpos qelbësirës;
të cilin e hanë vetëm fajtorët (jobesimtarët).
E, Unë betohem me atë çka shihni ju,
dhe me atë që nuk shihni,
me të vërtetë, ajo (Kur’ani) është fjala e shpallur Profetit të shenjtë,
e nuk është fjalë e poetit. Pak ju besoni,
e as nuk është fjalë e ndonjë magjistari (falltori), pak po mendoni ju!
(Kur’ani) është i zbritur nga Zotii gjithësisë!
Sikur të kishte trilluar (Muhammedi) diçka prej fjalëve në llogari Tonë,
Ne do ta kapnim atë ëpr dorën e djathtë,
dhe do t’ia prenim arterien e zemrës,
dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi).
Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave,
por, Ne, me siguri, e dimë, që ka prej jush përgënjeshtrues.
Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, fatkeqësi për mohuesit,
por, ai (Kur’ani), padyshim, është e vërtetë e pamohueshme.
Prandaj, falenderohu me emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm.