ترجمة معاني سورة الضحى باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Betohem në shkëlqimin e paradites
dhe në natën kur erret e qetësohet,
se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![410]
____________________
[410] Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.
Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
Prandaj, mos e shtyp jetimin,
lypësin mos e shtyj me ashpërsi
dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![411]
____________________
[411] Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).