surah.translation .
من تأليف: حسن ناهي .

Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj[418]
____________________
[418] Pra, kur të nxjerrë kufomat e të vdekurve që janë varrosur në të.
e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”
Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,[419]
____________________
[419] Ashtu si të gjitha krijesat, edhe Toka do të dëshmojë për veprat e njerëzve.
sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:
kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.[420]
____________________
[420] Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë se dy vargjet përmbyllëse të kësaj sureje janë më frikësueset e të gjithë Kuranit.