وَبَيۡنَهُمَا حِجَابࣱۚ وَعَلَى ٱلۡأَعۡرَافِ رِجَالࣱ يَعۡرِفُونَ كُلَّۢا بِسِيمَىٰهُمۡۚ وَنَادَوۡاْ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَن سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۚ لَمۡ يَدۡخُلُوهَا وَهُمۡ يَطۡمَعُونَ ٤٦
Al-A'raf 7:46
سورة الأعراف
Meccan
Verse: 46/206
Page 156
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Një mur do t’i ndajë ata[101], ndërsa në lartësitë e tij do të ndodhen njerëz, të cilët i njohin të dyja palët sipas tipareve. Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Paqja qoftë mbi ju!” Ata nuk do të kenë hyrë ende në Xhenet, ndonëse shpresojnë.
[101] Banorët e Xhenetit dhe të Xhehenemit. -
Albanian - Albanian translation
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!” Ata (të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Në mes tyre është perdja (muri), e, në majë të tij, janë njerëzit, të cilët të gjithë i njohin sipas fizionomisë. Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: “Kënaqësia qoftë mbi ju!” Ata (njerëzit nga muri, ende) s’kanë hyrë në xhennet, por atë e dëshirojnë. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!” Ata (të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
Al-A'raf 7:46
Loading the recitation…
0:00