وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ لَوۡلَا يُكَلِّمُنَا ٱللَّهُ أَوۡ تَأۡتِينَآ ءَايَةࣱۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّثۡلَ قَوۡلِهِمۡۘ تَشَٰبَهَتۡ قُلُوبُهُمۡۗ قَدۡ بَيَّنَّا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمࣲ يُوقِنُونَ ١١٨
Al-Baqarah 2:118
سورة البقرة
Medinan
Verse: 118/286
Page 18
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose së paku të na sillte ndonjë shenjë!” Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona atyre që besojnë bindshëm. -
Albanian - Albanian translation
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!” po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Kurse të paditurit thonë: “Të kishte të bisedojë Perëndia me ne, ose së paku të na sillte ndonjë argument! Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjanin njëra-tjetrës! E Na, me të vërtetë, atyre që besojnë ua shpjegojmë dokumentet bindshëm. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!” po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Ata që nuk kanë dije thonë: "Përse të mos na flasë Allahu neve ose së paku të na vijë ndonjë shenjë (mrekulli)?!" Njësoj thoshin edhe ata që ishin para tyre. Zemrat e tyre i ngjajnë njëra-tjetrës. Ndërkohë, Ne i kemi sqaruar shenjat Tona për ata që binden.
Al-Baqarah 2:118
Loading the recitation…
0:00