فَإِذَا قَضَيۡتُم مَّنَٰسِكَكُمۡ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَذِكۡرِكُمۡ ءَابَآءَكُمۡ أَوۡ أَشَدَّ ذِكۡرࣰاۗ فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقࣲ ٢٠٠
Al-Baqarah 2:200
سورة البقرة
Medinan
Verse: 200/286
Page 31
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. -
Albanian - Albanian translation
E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
E pasi t’i kryeni ceremonitë e haxhxhit, përmendni Perëndinë ashtu si i keni kujtuar prindërit tuaj, apo edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë epna të mira në këtë botë!” Por për këta s’ka asnjë të mirë në ahiret. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Kur t'i mbaroni ritet tuaja (të haxhillëkut), përmendeni Allahun, ashtu siç i kujtoni baballarët tuaj, ose edhe më shumë. Ka njerëz që thonë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë!", por për ta në botën tjetër nuk ka kurrfarë hiseje.
Al-Baqarah 2:200
Loading the recitation…
0:00