۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَهُمۡ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلۡمَوۡتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحۡيَٰهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ ٢٤٣

  1. Shqip translation

    الترجمة الألبانية

    Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes.[41] Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
    [41] Sipas komentuesve të Kuranit, vargu bën fjalë për një qytet hebrenjsh, banorët e të cilit u larguan prej tij nga frika e një epidemie. Allahu i Madhëruar i bëri të vdesin, pastaj i ringjalli sërish.
  2. Albanian - Albanian translation


    A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
  3. Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


    A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata që nga frika e vdekjes – ikën nga qytetet e tyre, - e ishin me mijëra. E, Perëndia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perëndia është bëmirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falenderojnë.
  4. Sherif Ahmeti - Albanian translation


    A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
  5. Rowwad Translation Center

    الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها

    A nuk ke dëgjuar për ata mijëra njerëz që ikën nga vendbanimet e tyre nga frika e vdekjes?! Allahu u tha atyre: "Vdisni!" e pastaj i ringjalli. Me të vërtetë, Allahu është shumë Bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.

Read the whole surah Arabic tafsir