ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٢٧
Al-Baqarah 2:27
سورة البقرة
Medinan
Verse: 27/286
Page 5
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur[16] dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.
[16] “ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur” - Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar të mbajmë lidhjet me Të, duke besuar tek Ai dhe duke e adhuruar Atë; të mbajmë lidhjet me Profetin e Tij, duke e besuar atë, duke e dashur dhe duke ndjekur shembullin e tij; pastaj të mbajmë lidhjet me prindërit, të afërmit, shokët dhe njerëzit e tjerë dhe duke zbatuar detyrimet që kemi kundrejt atyre. -
Albanian - Albanian translation
Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë ) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të dështuarit. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
të cilët shkelën obligimin e Allahut pasi e patën marrë dhe e ndërprenë atë që i ka urdhëruar Perëndia për ta mbajtur, e bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë të shkatërruar. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të dështuarit. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
të cilët e thyejnë besën e Allahut pasi e patën dhënë dhe i shkëpusin lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, si dhe bëjnë çrregullime në Tokë. Ata janë të humburit.
Al-Baqarah 2:27
Loading the recitation…
0:00