وَظَلَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡغَمَامَ وَأَنزَلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰۖ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٥٧
Al-Baqarah 2:57
سورة البقرة
Medinan
Verse: 57/286
Page 8
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Pastaj bëmë që retë t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën[19] dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes.
[19] Një rrëshirë e ëmbël si mjalti. -
Albanian - Albanian translation
Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël -Manna ) dhe me shkurtëza (Salwa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Dhe Ne bëmë që reja t’ju bëjë hije dhe u dërguam – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllanza): “Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar!” Ata, neve nuk na dëmtuan, por dëmtuan veten. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël -Manna) dhe me shkurtëza (Salwa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Ju bëmë hije përmes reve dhe ju zbritëm menën* dhe thëllëza, duke thënë: "Hani nga të mirat që jua kemi dhënë!" Ata nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetvetes (duke qenë mosmirënjohës).
*Mena: një pije e ëmbël si mjalti.
Al-Baqarah 2:57
Loading the recitation…
0:00