وَإِذۡ قُلۡنَا ٱدۡخُلُواْ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةَ فَكُلُواْ مِنۡهَا حَيۡثُ شِئۡتُمۡ رَغَدࣰا وَٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدࣰا وَقُولُواْ حِطَّةࣱ نَّغۡفِرۡ لَكُمۡ خَطَٰيَٰكُمۡۚ وَسَنَزِيدُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٨
Al-Baqarah 2:58
سورة البقرة
Medinan
Verse: 58/286
Page 9
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin” -
Albanian - Albanian translation
E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
(Kujtonie) kur ju kemi thënë: “Ejani në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet përuluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre që bëjnë vepra të mira, ua shtojmë shpërblimin! -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Kujtoni kur thamë: "Hyni në këtë qytet dhe hani në të lirshëm çkado që dëshironi. Hyni në portë të përkulur, duke thënë "Falna!", që t'jua falim gabimet. Ne ua shtojmë shpërblimet vepërmirëve."
Al-Baqarah 2:58
Loading the recitation…
0:00