وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ٥
Al-Falaq 113:5
سورة الفلق
Meccan
Verse: 5/5
Page 604
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[443]
[443] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”. -
Albanian - Albanian translation
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!” -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Al-Falaq 113:5
Loading the recitation…
0:00