وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرࣱۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيࣱّ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيࣱّ مُّبِينٌ ١٠٣
An-Nahl 16:103
سورة النحل
Meccan
Verse: 103/128
Page 279
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ne e dimë mirë që ata[169] thonë: “Atë[170] e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.[171]
[169] Paganët e Mekës.
[170] Muhamedin (a.s.).
[171] Sipas komentuesve të Kuranit, ky varg bën fjalë për një skllav të krishterë që jetonte në Mekë e të cilit Profeti Muhamed (a.s.) i fliste herë pas here. Për këtë arsye, paganët e Mekës thoshin se ishte ky skllav që ia mësonte Muhamedit (a.s.) Kuranin. Mirëpo ai ishte i huaj dhe nuk dinte mirë arabisht, prandaj nuk kishte mundësi që t’i mësonte Profetit (a.s.) Kuranin, që është në gjuhë arabe të kulluar. -
Albanian - Albanian translation
Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Na e dimë mirë që ata thonë: “Atë (Muhammedin) e mëson një njeri!” Gjuha e tij, që po ia mveshin – se po e mëson atë – është gjuhë e të huajve (të cilën nuk e dinë arabët), kurse ky (Kur’ani) është në gjuhën e qartë arabe (me një stil të lartë). -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
An-Nahl 16:103
Loading the recitation…
0:00