قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةࣰ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحࣱ مُّمَرَّدࣱ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٤
An-Naml 27:44
سورة النمل
Meccan
Verse: 44/93
Page 380
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Asaj i thanë të hynte në pallat. Kur e pa atë, ajo kujtoi se ishte ujë i thellë dhe përvoli fustanin te këmbët. Sulejmani i tha: “Ky pallat është i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut - Zotit të botëve!” -
Albanian - Albanian translation
Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
I është thënë asaj: “Hyn në pallat! Dhe, kur e pa ajo atë, mendoi se është ujë i thellë dhe përvoli fustanin për këmbë (për të hyrë në ujë). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me të vërtetë, ky pallat është i (shtruar) prej xhamave të lëmuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e kam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Perëndisë – Zotit të gjithësisë!” -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”.
An-Naml 27:44
Loading the recitation…
0:00