فَأَمَّا عَادࣱ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَقَالُواْ مَنۡ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةًۖ أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَهُمۡ هُوَ أَشَدُّ مِنۡهُمۡ قُوَّةࣰۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ ١٥
Fussilat 41:15
سورة فصلت
Meccan
Verse: 15/54
Page 478
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona. -
Albanian - Albanian translation
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
Fussilat 41:15
Loading the recitation…
0:00