۞ وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحࣰاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱسۡتَعۡمَرَكُمۡ فِيهَا فَٱسۡتَغۡفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبࣱ مُّجِيبࣱ ٦١
Hood 11:61
سورة هود
Meccan
Verse: 61/123
Page 228
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).” -
Albanian - Albanian translation
Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”! -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
(Ia dërguam) Themudit, vëllaun e tyre Salihun. “O populli im”, - tha ai: “Adhuronie vetëm Perëndinë. Ju, s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka (dheu) dhe ju dha të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe Ai u përgjigjet (lutjeve)”. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”!
Hood 11:61
Loading the recitation…
0:00