قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّۚ قُلِ ٱللَّهُ يَهۡدِي لِلۡحَقِّۗ أَفَمَن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّيٓ إِلَّآ أَن يُهۡدَىٰۖ فَمَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ٣٥
Yunus 10:35
سورة يونس
Meccan
Verse: 35/109
Page 213
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, pas cilit ia vlen të shkosh, pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë apo pas atij i cili as vetë nuk është në rrugë të drejtë, veç nëse e shpie dikush? Çfarë keni? Si po gjykoni kështu?!” -
Albanian - Albanian translation
Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën edrejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën.. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? ç’është me ju? Si gjykoni? -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Thuaj: “A ka ndër shokët tuaj (idhujtarë që i adhuroni ju) ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Perëndia udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, a është më e merituar të shkosh pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë, apo ai, i cili as vetën nuk është në rrugën e drejtë, përveç, nëse e shpie dikush atë? E, çka keni. Si po gjykoni ju ashtu?!” -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën edrejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën.. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? ç’është me ju? Si gjykoni?
Yunus 10:35
Loading the recitation…
0:00