قَالُوٓاْ أَءِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُۖ قَالَ أَنَا۠ يُوسُفُ وَهَٰذَآ أَخِيۖ قَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَآۖ إِنَّهُۥ مَن يَتَّقِ وَيَصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٩٠
Yusuf 12:90
سورة يوسف
Meccan
Verse: 90/111
Page 246
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”. -
Albanian - Albanian translation
Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëve”. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Ata thanë: “A mos qenke ti vallë, me të vërtetë, Jusufi?” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi, e ky është vëllai im. Perëndia na ka bërë mirësi neve. Me të vërtetë, ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Perëndia, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëve”.
Yusuf 12:90
Loading the recitation…
0:00