ترجمة معاني سورة الشمس باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
dhe për Hënën që e përcjell atë!
Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
dhe për natën kur e mbulon atë!
Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
____________________
[408] D.m.th. njerëzve të fisit.
Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[409]
____________________
[409] Pra, pa u penduar aspak për këtë.
pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.