سورة مريم

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني سورة مريم باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

آية رقم 1
Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sád.
آية رقم 2
Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij - Zekerijas.
(duke thënë): “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!
Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje[188], ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës,
[188] Zekerija kishte frikë se, pas vdekjes së tij, adhurimi i Allahut nuk do të kryhej në mënyrën e duhur. Ai nuk kishte një bir që ta trashëgonte funksionin e tij prej kujdestari të Tempullit të Sulejmanit, prandaj iu lut Allahut që t’i dhuronte një trashëgimtar të ndriçuar nga ana e Tij.
(Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.”
آية رقم 12
(Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri,
آية رقم 14
dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.
duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë,[189] i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.
[189] D.m.th. engjëllin Xhebrail. Allahu e ka quajtur atë “Shpirtin Tonë” për ta nderuar dhe për ta ngritur lart, jo se Xhebraili është pjesë e Qenies Hyjnore. Ai është një prej shpirtrave më të nderuar që ka krijuar Allahu.
آية رقم 18
Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.
Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”
Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!”
O motra e Harunit![190] Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
[190] D.m.th. “O grua e virtytshme”. Meqenëse Haruni është një profet i nderuar, i përmendur në Kuran dhe, meqenëse Merjemja rridhte nga fisi i tij, ajo thirret në këtë kontekst me shprehjen “o motra e Harunit”. Në arabisht dhe, në përgjithësi, në gjuhët semitike (hebraisht, aramaisht etj.), shprehje të tilla idiomatike si: “o babai i...”, “o biri i...”, “o vëllai i...” etj., nuk presupozojnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjaku, por përdoren për të treguar një përkatësi fisnore ose një përkatësi fisnike.
آية رقم 30
Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet
آية رقم 32
dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.
Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”
(Isai tha): “Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë”.
E megjithatë, sektet u përçanë në lidhje me atë.[191] Mjerë ata që nuk besojnë për takimin e një Dite të madhe (Ditës së Kiametit)!
[191] Vargu i referohet përçarjeve ekzistuese ndërmjet të krishterëve në kohën e shpalljes së Kuranit.
آية رقم 40
Vërtet, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka që gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.
Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë zotat e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë”!
Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.”
آية رقم 52
Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, duke e afruar në një bisedë të fshehtë
Ai e urdhëronte popullin e vet që të falte namazin e të jepte zekatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet.
آية رقم 57
Ne e ngritëm atë në vend të lartë.
përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie;
në kopshtet e Adnit, që i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet, edhe pse ende nuk e kanë parë. Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurt.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!
آية رقم 68
Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!
آية رقم 72
Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.
Allahu ua shton udhëzimin atyre që janë në rrugë të drejtë. Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë.
آية رقم 77
Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në shenjat Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët”?!
آية رقم 78
A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?
آية رقم 80
Ne do t’ia marrim atij gjithçka për të cilat flet e ai te Ne do të vijë i vetëm.
آية رقم 82
Por jo! Ata[192] do ta mohojnë adhurimin e tyre[193] dhe do të bëhen armiqtë e tyre.
[192] Zotat e rremë.
[193] Idhujtarëve.
آية رقم 84
Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.
آية رقم 85
Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar
آية رقم 86
e do t’i shtyjmë të ligjtë në Xhehenem, si tufë e etur,
askush nuk do të mund të ndërhyjë, përveç atij që ka marrë lejen dhe premtimin e të Gjithëmëshirshmit.
آية رقم 88
Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”.
آية رقم 91
ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.
آية رقم 92
Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir.
آية رقم 94
Sigurisht që Ai e njeh mirë gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht.
آية رقم 95
Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm para Tij.
Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.
Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë, në gjuhën tënde, vetëm që, nëpërmjet tij, ti t’u japësh lajmin e mirë besimtarëve të devotshëm dhe të paralajmërosh njerëzit kokëfortë (në mosbesimin e tyre).
تقدم القراءة