سورة القيامة

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني سورة القيامة باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

آية رقم 3
A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!
آية رقم 4
Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
آية رقم 13
Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.
آية رقم 15
edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
آية رقم 16
Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde![382]
[382] Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.
آية رقم 17
Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.
آية رقم 18
Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!
آية رقم 21
e për jetën tjetër nuk kujtoheni!
آية رقم 22
Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë
آية رقم 24
Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,
آية رقم 25
duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.
آية رقم 28
atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes
آية رقم 29
dhe këmbët do të ngrijnë[383].
[383] Fjalë për fjalë: “Kur këmba të bashkohet me këmbën”, d.m.th. ashpërsia e çastit të vdekjes me ashpërsinë e asaj që vjen më pas.
آية رقم 32
por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,
آية رقم 38
pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
تقدم القراءة