ترجمة معاني سورة الصف باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية
حسن ناهي
الترجمة الألبانية
حسن ناهي
الناشر
المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية
آية رقم 1
Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!
آية رقم 2
O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?
آية رقم 3
Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
آية رقم 4
Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide.
آية رقم 5
Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
آية رقم 6
Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed[365], që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”
[365] Një emër tjetër i Profetit Muhamed (a.s.), që do të thotë “I lavdëruari”.
آية رقم 7
Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut, ndërkohë që i bëhet thirrje për t’iu nënshtruar Atij?! Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.
آية رقم 8
Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.
آية رقم 9
Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.
آية رقم 10
O besimtarë, a doni t’ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!
آية رقم 11
Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju.
آية رقم 12
Ai do t’jua falë gabimet tuaja dhe do t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe.
آية رقم 13
Ai do t’ju falë edhe dhunti të tjera që, i dëshironi: ndihmën e Tij dhe një fitore të afërt! Andaj, gëzoji besimtarët!
آية رقم 14
O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Israilit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.
تقدم القراءة