سورة المدثر

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني سورة المدّثر باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

آية رقم 1
O ti i mbështjellë (o Muhamed)!
آية رقم 5
dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
آية رقم 6
Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë
آية رقم 7
dhe për hir të Zotit tënd duro,
آية رقم 10
Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.
آية رقم 11
Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova
آية رقم 14
Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar,
آية رقم 15
e, megjithatë, ai lakmon që t’i jap më tepër.
آية رقم 17
prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.
آية رقم 18
Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit),
آية رقم 21
Pastaj vështroi rreth vetes,
آية رقم 24
dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!
آية رقم 26
Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)!
آية رقم 27
E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?
آية رقم 30
Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).
Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.
آية رقم 32
Kurrsesi! Betohem për Hënën,
آية رقم 35
se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,
آية رقم 36
paralajmërim për njerëzit,
آية رقم 37
për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).
آية رقم 39
përveç njerëzve të krahut të djathtë;
آية رقم 40
të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
آية رقم 45
Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët
آية رقم 48
Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata.
آية رقم 51
e të frikësuar që ikin prej luanit?!
آية رقم 54
Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
آية رقم 55
prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin!
Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
تقدم القراءة