سورة المرسلات

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني سورة المرسلات باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

آية رقم 1
Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,[388]
[388] Komentuesit e Kuranit nuk kanë rënë dakord se kujt i referohet përemri “ato” në vargjet 1-6. Shumica e tyre thonë se bëhet fjalë për erërat. Disa thonë se janë engjëjt dhe të tjerë thonë se bëhet fjalë për vargjet e Kuranit. Të gjitha këto interpretime janë të besueshme dhe nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu, vargjet 1-3 u referohen erërave, vargu 4 u referohet vargjeve kuranore, që ndajnë të vërtetën nga e pavërteta, kurse vargjet 5-6, engjëjve.
آية رقم 2
për ato që shpejtojnë shtrëngatën,
آية رقم 3
për ato që shpërndajnë shiun,
آية رقم 4
për ato që ndajnë saktësisht
آية رقم 5
dhe për ato që përcjellin këshilla,
آية رقم 7
Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!
آية رقم 10
dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur
آية رقم 11
dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar
آية رقم 12
- në cilën ditë do të ndodhin të gjitha këto?
آية رقم 13
Në Ditën e Ndarjes vendimtare!
آية رقم 14
Kush vallë do të ta shpjegojë se ç’është Dita e Ndarjes vendimtare?
آية رقم 17
e pastaj do t’i bëjmë të tjerët t’i pasojnë?
آية رقم 18
Kështu do të veprojmë me të gjithë keqbërësit!
آية رقم 21
të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër),
آية رقم 23
Kështu e kemi rregulluar; sa Rregullues të shkëlqyer jemi Ne!
آية رقم 26
të të gjallëve dhe të të vdekurve?
آية رقم 27
A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?
آية رقم 35
Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin
آية رقم 36
dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.
آية رقم 38
Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë,
آية رقم 39
prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!
آية رقم 42
si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.
آية رقم 43
(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”
آية رقم 44
Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.
آية رقم 48
Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.
آية رقم 50
Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!
تقدم القراءة